SHPËRNDAJE

Gabime të pabesueshme edhe të më të mëdhenjëve nuk ndalojnë së na shokuari me nivelin e dështimeve të cilin arrijnë ta rrisin çdo muaj e më tepër, dhe nga kjo nuk është i përjashtuar as Skype-i.

Nëse ju përdorni Skype dhe chat-oni (bisedoni) në mesazhe private, ndoshta ju jeni një nga përdoruesit (gjoja të paktët, por kush mund t’iu besoj atyre) mesazhet e të cilëve të destinuara për një person, iu kanë dërguar kontakteve krejtësisht të rastit.

Që nga update-i i  fundit në qershor, ky bug është i pranishëm tek “një numër i kufizuar i përdoruesve”, dhe është parë si një ngjarje e thjeshtë që mesazhet në mes dy kontakteve përfundojnë të dërguara tek palët e treta pa asnjë paralajmërim.Ky dështim në mbrojtjen e privatësisë është mizor, apo jo? – Sigurisht, nga Skype (në pronësi të Microsoft-it) njoftojnë se ata janë në dijeni të problemit dhe se janë duke punuar drejtë një zgjidhjeje dhe një patch-i në disa ditët e ardhshme, kur edhe do t’i njoftojnë të gjithë përdoruesit që t’i bëjnë updgrade versionit të tyre të Skype-it. Përndryshe, në Skype ngushëllohen me numrin e vogël të raportimeve të këtij problemi, por fakti është se një bug i tillë është vështirë të vërehet kur ai paraqitet. Duke pasur parasysh se edhe diçka e këtillë  është e mundshme madje shumë reale, ndoshta është e sigurt të sugjerohet që nëpërmes të programit IM të mos i dërgoni përmbajtje të ndjeshme absolutisht askujt. Diçka e ngjashme ndodhë edhe me fotografitë në internet: Nëse ju nuk jeni të gatshëm të pranoni që ato t’i shoh i tërë interneti, mos i publikoni askund.

Një bisedë e mirë në park megjithatë duket të jetë ende forma më e sigurtë e komunikimit. |ameble.com| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE