SHPËRNDAJE

Skype ka njoftuar se do të sjellin opsionin e video bisedave në grup për aplikacionin e tyre në iPhone, iPad, pajisjet Android dhe gjithashtu pajisjet mobile të Windows 10.

Kompania gjithashtu ka njoftuar se janë bërë 10 vjet që kur kanë lansuar mundësinë për thirrje me video pa pagesë dhe kanë thënë se janë bërë mbi 2 trilion minuta video thirrje gjatë 10 viteve të fundit.

Ka edhe detaje tjera rreth këtij shërbimi të cilat mund t’i gjeni në blogun e Skype-it. Si duket ky shërbim i fundit do të nisë fillimisht në platformën Windows 10 dhe më pas në të tjerat. /ameble

SHPËRNDAJE