Nëse posedoni një smartphone BlackBerry Z10 me versionin 10.1 të sistemit operativ, nga tani e tutje mund të shkarkoni aplikacionin Skype nga BlackBerry World. Mirëpo ende pasqyrohet si version testues (Preview) që do të thotë Skype beta.
Sa i përket karakteristikave, aplikacioni është i njëjtë siç është edhe në Q10 dhe mbështet të gjitha përparësitë e fundit, si zëri dhe video thirrjet, fotot, videot, dhe integrimin me llogarinë e Windows-it.
Pra, nëse BlackBerry Z10 i juaj është gati me përditësimin e ri 10.1, shkarkoni Skype (Preview) për BlackBerry 10. |ameble|