SHPËRNDAJE

Ekipi i Skype-it të premten kanë njoftuar për një mundësi krejt të re për të përdorur Skype-in, drejtpërdrejt nëpërmjet ueb-it. Kjo nënkupton që, nuk keni nevojë më të instaloni softuerin e Skype-it, krejt çfarë ju duhet është të hapni faqen nga interneti, të kyçeni në Skype dhe filloni bisedën.

Skype për ueb1

Microsoft ka thënë se për momentin ekziston një vegël e vogël (plugin) e cila kërkohet të futet në shfletues, por që shumë shpejt do të futet Real-Time Communications (RTC) në shfletuesin e Internetit, dhe kështu përdoruesit nuk do të kenë nevojë të shqetësohen për vegla shtesë. Skype për ueb (beta) momentalisht funksionon nga shfletuesit Internet Explorer, Chrome në Windows, Firefox dhe Safari.

Skype për ueb (beta) tani për tani është i kufizuar për përdorim dhe fuksionon vetëm të një grup i vogël njerëzish, kurse për të gjithë do të vijë në muajt e ardhshëm. /ameble

SHPËRNDAJE