SHPËRNDAJE

Gjërat më të mira në jetë janë falas. Pra, Skype ka njoftuar sot për një përditësim të mrekullueshëm, dhe ai është funksioni Click to Call.

Bashkë me versionin 6.5 vjen funksioni Click to Call që mundëson thirrje në sistemin operativ Windows, dhe versionin 2.4 për Mac. Përditësimi për platformat e lartpërmendura tani u mundëson përdoruesve të bëjnë thirrje telefonike falas lehtë dhe shpejtë. Skype bën këtë duke nënvizuar numrat që janë të lirë me ngjyrë të kuqe.

Siç e shihni në foton e më sipërm, numri (650) 323-5555 ka një fjalë “FREE” të markuar pranë numrit, duke e bërë të lehtë për përdoruesit thirrjen falas.

Ky është një përditësim i vogël e që është me të vërtetë i dobishëm, sidomos kur nuk keni kohë. Përditësimi është i mundësuar gjithashtu edhe për shfletuesit si Firefox 18 dhe Chrome 23.

Shkarko këtu “Click to Call” dhe testo thirrje falas. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE