Microsoft ka njoftuar për opsionin Skype Translator (përkthyesin) i cili tani e tutje është në dispozicion për të gjithë. Skype Translator ishte prezantuar edhe një vit më parë si një mënyrë e re që ofron përkthimin në kohë reale, përderisa dy persona janë duke folur me njëri-tjetrin. Një version test (Preview) ishte lansuar në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar.
Kjo mundëson biseda në kohë reale dhe që bëhet pa asnjë lloj pengese në gjuhë. Mund të lëshoni video komunikim, shembull me ndonjë mik apo koleg në Spanjë, që flet rrjedhshëm spanjisht e që nuk din anglisht, por përgjigjet ju vijnë në anglisht. Sistemi përkthen gjithçka në kohë reale për ju.
Skype Translator aktualisht përkthen katër gjuhë në të folur – anglisht, spanjisht, italisht, mandarin dhe përkrah 50 gjuhë të mesazheve të menjëhershme, ka thënë Microsoft.
Për ta testuar Skype Translator Preview duhet ta shkarkoni nga Windows Store i cili është në dispozicion për Windows 8.1 ose Windows 10. Microsoft ka thënë se është duke punuar gjithashtu për të zgjeruar gjuhët. /ameble