SHPËRNDAJE

NOkia Android PhoneSmartphone i përfolur i Nokia-s me platformën Android mund të shfaqet nga fundi i këtij muaji në MWC në Barcelonë, njofton The Wall Street Journal duke cituar në burimet e saj anonime.

Thashethemet sillen rreth të përfolurit Nokia Normandy i cili si emër u shfaq në kohën kur Microsoft kishte njoftuar për planet e saj për të blerë biznesin e pajisjeve mobile të kompanisë Nokia, ndërsa spekulimet e mëvonshme ishin se një model më ngjyra të ndryshme nga Nokia do të shfaqet me platformën Android.

Kompania finlandeze muajin e kaluar ka dërguar ftesë e cila është e paqartë për ngjarjen e saj në MWC, në atë ftesë kompania bën si lloj kërkese për tu takuar ndër pemë (Meet us under the tree). Për momentin thashethemet janë që Nokia konferencën e paralajmëruar do ta përdor për smartphone-in e përfolur 5-inç 1080p Nokia Icon me Windows Phone 8, por nuk do të thotë që konferenca mund të fokusohet edhe në njoftimet e tyre për të ardhmen e tyre në platformën Android.

Sido që të jetë deri në ketë moment të gjitha këto janë vetëm thashetheme. Se a do të quhet Nokia Normandy, Nokia X apo ndonjë emër tjetër? Si do të funksionoj platforma Android, aplikacionet etj. të gjitha këto mbetet t’i shohim në konferencën e tyre të paralajmëruar me 24 Shkurt nga ora 8:30. /ameble

SHPËRNDAJE