Kompania e njohur Taivaneze HTC siç duket nuk ka të ndalur. Pas publikimit të serisë së smartphone-ve HTC Windows Phone 8X ,8S dhe One X +, tani kemi të shfaqur një mrekulli në vete. Është fjala pikërisht për smartphone-in HTC J Butterly i cili u shfaq dje në ueb faqen zyrtare të HTC versioni Japonez, dhe është vërtet mbresëlënëse ngase ky i fundit është i madhesise 5-inç me rezolucion 1080p.
HTC J Butterfly ka ekran LCD 3 i cili punon ne 440ppi qe është një rezolucion i mrekullueshëm, por nuk është vetëm rezolucioni që e bënë këtë smartphone kaq të mirë, por edhe fakti qe është i hollë vetëm 9.1mm.
Butterfly ka vërtet gjithçka që ju duhet duke marrë parasysh edhe procesorin e tij katër-bërthamor 1.5GHz, Ram Memorie prej 2GB dhe kamerë 8-megapiksel, ky i fundit tashmë ka të instaluar sistemin operativ Android 4.1 Jelly Bean.
HTC J Butterfly do të filloj të shitet nga fundi i muajit dhjetor duke filluar në Japoni dhe çmimi i tij akoma nuk dihet.
Specifikat Harduerike të HTC J Butterfly:
- Procesor: Qualcomm Snapdragon S4 Pro APQ8064, Quad core, 1500 MHz,
- RAM: 2024 MB
- Kamerë: 8 Megapiksele, (1080p HD)
- Ekrani: 5 inç, Super LCD 3, Scratch-resistant glass.
- Sistemi Operativ: Android 4.1 Jelly Bean
- Hapësira interne: 16GB
[youtube id=”OMSstF44my4″ width=”600″ height=”350″]
|htc||ameble| [divider top=”0″]