SHPËRNDAJE

Në Kinë janë duke ndodhur disa gjëra të mrekullueshme. Pa dyshim se pjesa më e madhe e pajisjeve elektronike që ne i zotërojmë janë të prodhurara në Kine si p.sh. (iPhone, Lenovo, Asus, etj…). Nuk është vetëm se ky është vendi më i madh i prodhimtarisë në botë, por duke u nisur nga ky fakt, i bie që në Kine mund të gjenden komponentë elektronike, pjesë dhe vegla që rrallë kund tjetër mund ti gjejmë.

Së fundmi, disa prodhues kinez të telefonave janë duke përgatitur një smartphone mbresëlënës me çmim tejet të ulët. Smartphone-i më i ri do të jete i madhësisë 5-inç me rezolucion 1080p që do të kushtojë hiq më shumë se 144$. Ky çmim nuk pritet që të përfshijë ndonjë lloj kontrate apo barriere tjetër që me këtë çmim të bëhet i kujt të do dhe po të krahasohet me çmimet e smartphone-ve të tjerë te kësaj madhësi dhe rezolucioni atëherë i bie që çmimi i tij të jetë për disa herë më i lirë.

Natyrisht, se me këtë çmim nuk mund të presim diçka ekstreme, por nga paralajmërimet qe janë bërë ky smartphone do të ketë një procesor mjaft të shpejtë.
Emri me të cilin është pagëzuar ky i fundit është Neo N003 dhe pritet që të dal në treg fillimisht me dy modele, atë qe do të kushtojë 144$ dhe versionin më të avancuar të tij me çmimin 241$. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE