OnePlus sot ka prezantuar smartphone-in e parë Android me ndërfaqen CyanogenMod të emëruar si OnePlus One. Duke marrë parasysh karakteristikat e smartphone-it dhe çmimin e volitshëm, është i vetmi smartphone Android për momentin që duhet vërtetë të konsideroni blerjen e një të tillë.

Ky smartphone do të jetë edhe më lirë se sa është pritur nga njerëzit, me pakicë do të jetë 299$/269€ (versioni 16GB) ose 349$/299€ (versioni 64GB), dhe shumë shpejt pritet të të jetë në dispozicion në 16 shtete.

Smartphone-i “është projektuar të jetë i hijshëm në pamje, i përdorshëm dhe i rehatshëm për dorë”, ka thënë kompania.

Ky model posedon ekranin 5.5-inç 1080p Full HD me LTPS dhe TOL (Touch on Lens) teknologji e mbrojtur me Corning Gorilla Glass 3, Procesorin 4-bërthamor Qualcomm Snapdragon 801 2.5GHz, Adreno 330 GPU, memorien 3GB LP-DDR3 RAM, përkrahje në 4G LTE, memoria e brendshme për të dhëna 16/64GB, nuk posedon portën microSD, kamerën 13-megapikselë (6-lens Sony Exmor), blicin e dyfishtë LED dhe përkrahë video incizim me rezolucion 4K, kamerën frontale 5-megapikselë, rrjetin WiFi Dual-Band 802.11 b/g/n/ac, Bluetooth 4.1, NFC, GPS, Glonass dhe baterinë 3100mAh. Smartphone posedon masat 152.9 x 75.9 x 8.9mm dhe pesha e tij është 162g.

Përveç kësaj, smartphone OnePlus One posedon një version të veçantë të CyanogenMod 11S të bazuar nga Android 4.4 Kitkat, të cilat ofrojnë karakteristika të ndryshme duke përfshirë kamerën dhe galerinë e aplikacioneve të avancuara.

Video dhe galeria e më poshtme paraqet dizajnin e këtij smartphone-i, që më shumë gjasë do të jetë smartphone-i i vitit: