Sony eventSipas thashethemeve, kompania Sony është duke punuar në një smartphone të ri, pajisja mund të quhet Sony Honami, dhe nëse thashethemet dalin të sakta ai do të vijë me platformën Android dhe do të ketë disa specifika mbresëlënëse.

Sony Honami është përfolur që të shfaqet me ekran të plotë 5 inç HD dhe rezolucion 1920 X 1080 pikselë, ai do të jetë i pajisur me procesorin e ri të Qualcomm-it Snapdragon 800 në 2.3GHz dhe me 2GB RAM.

Specifikat e tjera për ketë model të smartphone-it nga Sony, përfshinë kamerën 20 megapikselë, dhe përdor të njëjtën softuer për fotografi siç përdoret në kamerat Sony Cybershot, i cili me siguri se do të bëjë kamerën mbresëlënëse të këtij smartphone-i.

Sony Honami pritet të lansohet ketë vit në ngjarjen IFA 2013 (shih së çfarë kishte presantuar Sony vitin e kaluar në ngjarjen IFA 2012). |ameble|