SHPËRNDAJE

Para prezantimit të smartphone-ve Samsung Galaxy S8 dhe Galaxy S8+, disa raportime erdhën se Samsung ishte duke punuar në futjen e dy kamerave në smartphone-t e ri të vitit 2017.
Sidoqoftë, prezantimi i pajisjeve javën e kaluar me një kamerë, zhgënjeu fansat. Disa fotografi të prototipit të Samsung Galaxy S8 e vunë në pah vendosjen e dy kamerave.

Këto imazhe na bëjnë të besojmë se Samsung ka testuar pajisje me dy kamera, por si përfundim doli me vetëm një. Pjesë nga telefoni me dy kamera, një matës të rrahjeve të zemrës dhe një blic mund të shihen nga imazhet e më sipërme.

Nga Samsung, ka qenë e ditur se do të prodhoj disa prototipe të smartphone-ve para produktit final. Sidoqoftë neve na mbetet të shpresojmë se Galaxy Note 8 do të ketë këto karakteristika. /ameble