SHPËRNDAJE

Shumë kompani kohëve të fundit janë përqendruar në pajisje smartwatch, sigurisht për atë se kjo do të përdoret shumë në të ardhmen. Pajisje të tilla deri me tani kemi parë nga Samsung, Sony, LG, Motorola, Huawei, kurse tani nëse mund t’ju besojmë raporteve, kompania Oppo është ajo që pritet të nxjerr një orë të mençur (smartwatch).

Oppo Smartwatch

Por, çfarë mund të sjellë Oppo që të tjerët nuk e kanë bërë? Sipas thashethemeve, smartwatch i ardhshëm i Oppo-së është thënë të paraqitet me një teknologji të re që mundëson rimbushjen e plotë të baterisë së orës, për vetëm pesë minuta. Nëse kjo del të jetë e vërtetë atëherë është shumë mbresëlënëse dhe kështu do të mund t’i bindë konsumatorët të cilët nuk kanë qenë të interesuar deri më tani për të blerë një orë të tillë.

Nuk është hera e parë që Oppo ka arritur shpejtimin për rimbushje të baterisë. Më herët në pajisjet Find 7 dhe Oppo N3, kompania ka shfrytëzuar teknologjinë e tyre të shpejtë VOOC e cila ka përshpejtuar kohën për të rimbushur këto pajisje, dhe sipas kësaj ka shans që kompani ka arritur të adaptoj edhe më shumë ketë teknologji të cilën mund ta përdor në smartwatch të tyre.

Nuk është dhënë asnjë detaj apo spekulim se kur pritet që kompania Oppo të njoftoj për smartwatch-in e tyre. /ameble

SHPËRNDAJE