SHPËRNDAJE

Pas të rejave të Facebook-ut, Snapchat tenton të diferencojë platformën e tyre duke publikuar kërkimin në historitë ‘kolektive’.

Nuk mund të kërkohen “snap” private, por ato që anëtarët i shpërndajnë publikisht me komunitetin e Snapchat, dhe që do të përzgjidhen nga një skuadër kuruesish për një temë të caktuar. Bëhet fjalë për diçka që aktualisht është e disponueshme në disa qytete të SHBA-ve, të publikuar nga kompania e Snapchat pas kuotimit në bursë.

Ky opsion u jep mundësi anëtarëve të kërkojnë “një milionë histori” në bazë të vendeve, eventeve, fjalëve kyçe. Për më tepër, shoqëria bën të ditur se krijon Storie të reja duke shfrytëzuar “machine learning”, një formë e inteligjencës artificiale.

Ky funksion kërkimi për Snapchat mund të jetë një mënyrë që përdoruesit ti rikthehen platformës për të parë video drejt për drejtë, sidomos në argumente specifike.

Një kundërlëvizje kjo, duke parë se Facebook po përdorë në aplikacionet e tij, përfshirë këtu edhe Instagram dhe WhatsApp, element deri tani identifikues të Snapchat, që nga Stories tek postimet 24 orëshe. /ameble

 

SHPËRNDAJE