SHPËRNDAJE

Exynos 7420 është procesor më i fuqishëm i Samsung-ut për momentin, i cili është përdorur në smartphone-ët e fundit, Samsung Galaxy S6 si dhe Note 5.

Kurse kompania Qualcomm posedon një procesor të ri në përgatitje, Snapdragon 820 ku sipas një raporti të fundit, Snapdragon i ri thuhet të jetë 50% më i fuqishëm se sa Exynos Samsung 7420.

Sipas analistit Pan Jiutang, Qualcomm Snapdragon 820 i ardhshëm është një përmirësim (upgrade) i versionit aktual 810 dhe gjithashtu i modelit të Samsung-ut, Exynos 7420.

Snapdragon 820

Samsung pritet të përdorë të dy këta procesor të ri Snapdragon dhe Exynos në smartphone-in e tyre të ardhshëm Samsung Galaxy S7, për të cilin thashethemet thonë së do të lansohet në Janar dhe shitet nga muaji Shkurt. /ameble

SHPËRNDAJE