Versioni iOS 8.0.1 u lëshua pak ditë më parë, por për fat të keq me plotë gabime e probleme u tërhoq mbrapa nga vet kompania Apple, dhe më pastaj ishte premtuar se përditësimi tjetër iOS 8.0.2 shumë shpejt do të vij. E mira e kësaj është se Apple me të vërtet ka punuar shpejt sepse fillimisht ishte premtuar të mbërrijë në ditët e ardhshme pa specifikuar ndonjë datë, e që nënkuptonte ndoshta me gjatë.
Për ata që nuk e din pse ka ndodhur kjo, versioni iOS 8.0.1 i lëshuar me modelet e reja iPhone 6 dhe 6 Plus kishte probleme gjatë thirrjes dhe gjithashtu Touch ID nuk funksiononte si duhet. Me iOS 8.0.2, Apple ka adresuar këto çështje, si dhe ka eliminuar këto probleme.
Sipas CNBC-së, më pak se 40.000 përdorues të iPhone 6 dhe 6 Plus janë prekur nga këto probleme të iOS 8.0.1. Duke pasur parasysh se Apple ka arritur të shesë mbi 10 milion njësi, ky nuk është diçka një numër i madh, mirëpo edhe këta 40.000 përdorues nuk janë ndjerë të kenaqur./ameble