SHPËRNDAJE

Është bërë një muaj që kur ka filluar sondazhi me pyetjen:

Çfare sistemi operativ preferoni për telefonin tuaj?

Jo vetëm sipas këtij sondazhi por gjithashtu sipas tregut dhe paraqitjes se smartphoneve ne duart tona, me apo pa dijeni, me shumë posedojmë smartphone qe përdorin sistemin operativ Android se sa te tjerët.

Pra prej gjithsej 116 votave, me 67 vota(58%) kryeson sistemi operativ Android, me pastaj iOS nga Apple me 27 vota(23%), Windows phone 14 vota(12%) dhe tjerat si ne fotografinë e paraqitur. Ndoshta kjo për arsye te mundësive qe ofron Androidi apo është ndonjë arsye tjetër.

 

Android: sistemi operativ Android është me bazë nga Linux-i për pajisje te telefonave të tillë si smartphone dhe tabletë. Është zhvilluar nga Open Handset Alliance e udhëhequr nga Google.

Google fillimisht ka mbështetur financiarisht zhvilluesit fillestar te Androidit e qe me vonë ka blerë atë ne vitin 2005, kurse ne treg ka dal nga viti 2007.

Android ka një komunitet të gjerë qe merren me zhvillimin e aplikacioneve(apps), këto aplikacione mund te shkarkohen gjithashtu nga uebfaqet e palës se tretë(third party online shops), te tilla si Amazon App Store dhe te tjera. Ne qershor te vitit 2012 janë regjistruar me shume se 600 mijë aplikacione te ndryshme kurse numri i aplikacioneve qe janë shkarkuar është diku rreth 20 miliard.

Google gjithashtu i ka ndarë sistemet operative te androidit ne versione te ndryshme duke i emëruar ato me nga një emër te ëmbël, qe fillojnë me çdo shkronjë të njëpasnjëshme të alfabetit. Këta emra përfshijnë Gingerbread, Donut, Eclair, Honycomb, Ice Cream Sandwich, dhe tani versioni më i fundit Jelly bean.

iOS: ngjashëm edhe iOS(iPhone OS) është lëshuar në vitin 2007 për iPhone dhe iPod, me vonë është zgjeruar për të mbështetur pajisje tjera të tilla si Apple iPad dhe Apple TV. iOS rrjedh nga OS X, me të cilin ndanë themelet e Darvinit dhe për këtë arsye është një sistem operativ nga Unix. Ndryshe nga Androidi dhe Windows Phone, Apple nuk ka lëshuar licencë te iOS-it për instalim në pajisje harduerike tjera përveç për pajisje te prodhuar nga vet Apple.

Sistemi operativ iOS mund të bëhët update vetëm nëpërmes iTunes kurse duke filluar nga iOS5 e këtej, kjo prodecurë mund te kryhet edhe përmes App Store direkt, pa kabllo (Over the Air – OTA). Apple ka pasur pesë versione te iPhone-ve (iPhone origjinal, iPhone 3G, iPhone 3GS, iPhone 4, iPhone 4S), katër modele të iPod Touch, dhe tre prej iPad (iPad, iPad 2, iPad gjenerata e tretë).

Që nga 12 qershor 2012 dyqani online i Apple “App Store” përmban më shumë se 650 mijë aplikacione për iOS, të cilat kanë qenë të shkarkuara më shumë se 30 miliardë herë.

Windows Phone: kurse Windows Phone është një sistem operativ për Smartphone i zhvilluar nga Microsoft, dhe është pasardhës i platformën e saj Windows Mobile. Është shfaqur në vjeshtën e vitit 2010, Windows Phone në veçanti karakterizohet me “Live Tiles” në vend të ikonave dhe me ndërfaqen Metro UI (user interface). Për përdorimin dhe sinkronizimin e këtij sistemi operativë përdoret Zune. Më 20 qershor te këtij viti Microsoft ka prezantuar  versionin e ri të Windows Phone 8. Shifra e fundit e vitit 2011 thotë se 1.6 milionë pajisje përdorin Microsoft Windows Phone OS në mbarë botën. |ameble|

Mos harroni te votoni për sondazhin e ardhshëm ” Cilin ISP (shërbim për Internet) preferoni? “  [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE