Sony signSony dominon në biznesin e sensorëve për imazhe ku edhe prodhon disa nga kamerat më të mira të smartphone-ve. Gjiganti japonez tani ka vendosur të marr edhe më shumë nga ky treg, pas konfirmimit të planeve të saj për blerjen e biznesit të sensorëve brenda kompanisë Toshiba.

Çmimi zyrtar nuk është dhënë, edhe pse një person anonim i brendshëm ka thënë për Reuters se Sony do të paguaj rreth 166 milionë dollarë. Më këtë shumë parash Sony merr fabrikën e sesorëve për imazhe, e cila është e vendosur në jug të Japonisë, së bashku me 1100 punëtorë, shumica të rinj.

Marrëveshja është pjesë e një ristrukturimi të gjerë të Toshiba-së, e cila gjithashtu po planifikon të mbyllë biznesin e saj të dritave LED.

Për kompaninë Sony kjo marrëveshje do ta ndihmojë të rris renditjen e saj edhe më lartë në prodhimin e këtyre sensorëve. Kompania tashmë dominon 40% të tregut në ketë fushë. /ameble