Gjatë dekadës së kaluar apo edhe më herët, ne kemi parë të gjitha llojet e media formateve për ruajtjen e të dhënave. Për ruajtjen e të dhënave fillimisht janë përdorur Floppy disqe të mëdha, pastaj kemi pasur më të vogla, pastaj kemi pasur kaseta të cilat kanë ofruar ruajtjen e medieve më hapësirë më të madhe se sa disqet, pastaj kanë qenë CD-të, DVD-të dhe në fund Blu-ray.

Blu-ray më të madha (BDXL) kanë pasur mundësinë për të ruajtje në mes 100/128GB, të cilat për përdoruesit e thjesht kanë qenë të mjaftueshme, por që për profesionistët nuk mund të themi se janë të mjaftueshme. Për profesionistët që punojnë në muzikë apo industrinë e filmit gjithmonë nevojitet diçka me e madhe, dhe kjo është arsyeja pse Sony dhe Panasonic kohët e fundit janë bashkuar për të ofruar një opsion të ri për ruajtjen apo arkivimin e të dhënave në një disk të ri të emëruar Archival Disc.

Siç po nënkuptohet edhe nga emri, ky është një format i ri i cili do të përdoret për arkivimin e të dhënave. Ndryshe nga Blu-ray BDXL, Archival Disc do të ketë mundësinë të ruaj të dhëna deri në 300GB dhe në të ardhmen planet janë që të ofrohet deri 1TB hapësirë për ruajtje.

Archival Disc kapaciteti

Ky format i ri kryesisht për synim ka profesionistë të cilët mund të kërkojnë opsione të tilla të mëdha për ruajtje në një disk, por ndoshta dikur më vonë kur kjo teknologji bëhet më e lirë, ndoshta mund të përdoret edhe nga të gjithë. /ameble