Kompania Sony të premten ka njoftuar se ka bërë një investim të rëndësishëm në kompaninë Olympus, në një marrëveshje të përbashkët që arrijnë vlerën rreth 644 milion dollar. Sony dhe Olympus janë të vendosura për të formuar një sipërmarrje të përbashkët mjekësore që do të zhvillojnë prodhimin e endoskopisë kirurgjikale me rezolucion 4k (përafërsisht 4000 piksella) dhe pajisje të tjera mjekësore kanë thënë kompanitë në një deklaratë. Të dy prodhuesit do të bashkëpunojnë gjithashtu në fushën e kamerave digjitale duke eksploruar mundësitë që do të jenë reciprokisht të dobishme dhe për të përmirësuar konkurrencën e tyre. Olympus do të furnizojë Sony-n më teknologji të ndryshme të tilla si lente dhe qelizat pasqyrë për kamera, ndërsa Sony do të sigurojë sensorë të saj për Olympus. |bgr.com| [divider top=”0″]