SHPËRNDAJE

Sony ka njoftuar se deri me datën 2 Mars, ka kaluar numrin 6 milionë të shitjeve për PlayStation 4. Prej ditës së lansimit 15 Nëntor 2013 kjo pajisje tani është në dispozicion në 57 vende të botës. Kjo shifër përfshinë edhe 370.000 njësi që janë shitur vetëm në vendin e tyre ku edhe janë prodhuar, në Japoni.

Nga ana softuerike, Sony ka raportuar se ka shitur 13.7 milionë lojëra, një shifër që përfshinë shitjen e lojërave fizike dhe atë në mënyrë digjitale. Lojërat që pritet të vijnë në muajt e ardhshëm përfshinë  inFamous: Second SonMetal Gear Solid V: Ground ZeroesThe Order: 1886Watch_Dogs dhe Driveclub.

Për ata që nuk e kanë parë qysh ditët elansimit ne kemi bërë prezantimin e kësaj pajisje, gjithashtu kemi shpjeguar lojën FIFA 14. /ameble

[youtube id=”2tWkU0hS6zs” width=”600″ height=”350″]