SHPËRNDAJE

Sony zyrtarisht ka publikuar aplikacionin PlayStation për platformat Android dhe iOS, disa ditë para nxjerrjes në treg të pajisjes PlayStation 4, e cila për SHBA dhe Kanada fillon shitjen në fund të kësaj javë.

PlayStation aplikacioni

Ky aplikacion ju mundëson përdoruesve qasje në rrjetin PlayStation nga smartphone dhe tablet e tyre. Edhe nëse gjendeni larg pajisjes PlayStation, ju mund të krahasoni trofetë dhe të shihni se çfarë janë duke luajtur miqtë tuaj, mund të komunikoni (bëni chat) me miqtë, të pranoni njoftime dhe thirrje për lojë. Gjithashtu mund të shfletoni nga dyqani online PlayStation Store, blini lojëra apo mundësi shtesë të lojërave dhe t’i shkarkoni ato drejtpërdrejt në sistemin tuaj të PS4 që keni në shtëpi.

Karakteristika të tjera përfshijnë përdorimin e pajisjes mobile si një tastierë për PS4 dhe qasje në sistemin e udhëzimeve, manualeve dhe blogun zyrtar të PlayStation.

Versioni iOS i aplikacionit duhet të jetë iOS 6.0 e më lartë dhe është i përshtatshëm me iPhone, iPad dhe iPod touch. Kurse versioni Android duhet të jetë versioni Android 4.0 e më lart. PlayStation 4 është planifikuar të dal për shitje nga data 15 Nëntor në SHBA e Kanada kurse në Evropë dhe Australi më 29 Nëntor, duke vazhduar kështu në Dhjetorit për tregjet e tjera. |ameble|

SHPËRNDAJE