SHPËRNDAJE

Sony sot ka lansuar serinë e saj të re, mbushësit USB për rrugë CP-F1L dhe CP-F2L, që mund të mbushni smartphone, tabletë dhe pajisje tjera gadgets duke ju ofruar kështu klientëve burim të nevojshëm të energjisë emergjente.

CP-F1L është 9.4mm i hollë me peshë 125g dhe bateria ka kapacitet prej 3.500 mAh. Kurse CP-F2L peshon 198g, me kapacitet prej 7.000 mAh që është i aftë të mbush smartphone deri në 3 herë. Ky model posedon gjithashtu USB portet e prodhimit të dyfishtë, duke i dhënë konsumatorëve fleksibilitet në mbushjen e më shumë se një pajisje portative në të njëjtën kohë.

Mbushësit CP-F1L dhe CP-F2L nga tani janë në dispozicion në të gjitha degët e qendrës Sony si dhe nëpër dyqane tjera elektronike. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE