Sony ka lansuar disa kartela të reja të memorieve të quajtura “G Series XQD version 2”, të cilat janë të dizajnuara për personat që përdorin kamera DSLR të kualitetit të lartë dhe që kanë mundësinë e incizimit 4K videos, si p.sh Nikon D4/D4S. Këto memorie të reja janë shumë të shpejta dhe lexojnë deri 400MB/s dhe shkruajnë 350MB/s. Kapaciteti e tyre është deri në 128GB.
Memoriet përkrahin të dy PCI Express Gen.2 dhe USB 3.0.Kjo do të thotë se fotografët do të jetë në gjendje të kopjojnë formate të mëdha të fotografive RAW dhe videove 4K në një mënyrë shumë të shpejt krahasuar me mundësit e me hershme. Sony thotë se këto memorie janë tri herë më të shpejta, se sa seria e mëparshme N.
Shitje e këtyre memorieve fillon nga data 3 Nentor, kurse cmimet e tyre do të jenë nga 163$ deri në 800$ sipas kapacitetit të tyre. /ameble