SHPËRNDAJE

Pajisja e re nga Sony, për të cilën është përfolur se do të prezantohet gjatë javës, tani më është zyrtare, një pajisje e projektuar veçanërisht për Selfie dhe është quajtur Sony Cybershot DSC-KW11.

Sony Cybershot DSC-KW11 vjen me një sensor 19.2 megapiksel Exmor RS, e cila mund të rrotullohet deri në 180 shkallë dhe përmban lente 21mm me kënd të gjerë.

Sony Cybershot DSC-KW11

Në pikëpamjen e parë, kamera Sony Cybershot DSC-KW11 është projektuar që të duket si një shishe parfumi, dhe ajo do të jetë në dispozicion në një gamë të ngjyrave, rozë, jeshile, vjollcë dhe të bardhë.

Sony Cybershot DSC-KW11 vjen me një ekran OLED, 3.3 inç dhe përkrah teknologjitë WiFi dhe NFC që mundësojnë menaxhimin e lehtë të fotove selfie.

Sony do të lanson modelin e ri Sony Cybershot DSC-KW11 në Azi në Tetor, ndërsa momentalisht nuk ka informata për lansimin në SHBA apo Evropë. /ameble

SHPËRNDAJE