Xperia Z Ultra ishte lansuar vitin e kaluar si një phablet 6.4 inç, por këtij super smartphone-i të madh tani i bashkangjitet një model shumë i ngjashëm mirëpo në formën e tabletit, që i bie së është vetëm me Wi-Fi. Sony ka konfirmuar lajmin këtë mëngjes dhe ka thënë se ky model lansohet ketë të Premte vetëm për Japoni dhe çmimi i tij është rreth 499 $.
Ky model nuk posedon mundësinë e lidhjes me operator d.m.th nuk ka opsion për SIM, tableti i ri është i njëjtë brenda dhe jashtë me Xperia Z Ultra origjinal. Vjen i pajisur me ekran LCD 6.4-inç 1080p, procesorin 4-bërthamor 2.2Ghz Snapdragon 800, kamerën 8 megapikselë, 16GB memorie e brendshme, 2GB RAM dhe posedon versionin Android 4.2 Jelly Bean.
Sony thotë se nuk ka plane në të ardhmen që të sjellë këtë pajisje në vendet tjera jashtë Japonisë. /ameble