Muajin e kaluar, kanë rrjedhur thashetheme se Sony do të lansoi një smartphone i cili do të jetë shumë rezistent ndaj ujit. Pikërisht tani, këto thashetheme janë bërë të vërteta, sepse Sony ka bërë njoftimin për modelin Xperia ZR i cili do të jetë në gjendje të përballoj zhytjen në ujë deri në 30 minuta.
Në lidhje me këtë model, Sony ka përgatitur një video duke përshkruar shumë funksione dhe specifika të kësaj pajisje:
[youtube id=”nDuYUlHc1r4″ width=”600″ height=”350″]
Specifikat harduerike të këtij modeli janë, ekrani 4.6 inç me rezolucion 1280 x 720, procesori Qualcomm Snapdragon S4 4-bërthamor 1.5 GHz, sistemin operativ Android 4.1 Jelly Bean, 2 GB RAM , 8 GB hapësira e brendshme për ruajtje me mundësi të zgjerimit deri në 32 GB, kamera e pasme 13 megapikselë, si dhe mundësia për të rezistuar ndaj zhytjes në ujë deri në 30 minuta, ky model padyshim do të jetë një konkurrent i madh në tregun e smartphone-ve për ketë vit
Për momentin nuk janë dhënë detaje në lidhje me datën e lansimit në treg si dhe për çmimim e tij. |ameble|