SHPËRNDAJE

Nëntor 2013 ishte muaji kur fansat e lojërave në mbarë botën ishin duke pritur me padurim lansimin e Sony PlayStation 4 dhe Microsoft Xbox One. Të dy konsolat dolën në shitje në tregje të caktuara e që gradualisht vazhduan në tregje tjera gjatë gjithë vitit.

Për të përkujtuar përvjetorin e saj të parë Sony ka publikuar një Infographic (grafikë informuese) e cila tregon se si PS4 ka përformuar në vitin e parë. Në Infographic thuhet se Sony ka prodhuar dhe nxjerr në treg 13.5 milionë pajisje të PlayStation 4 në mbarë botën. Tani pajisjet e nxjerra në treg nuk do të thotë që janë të shitura. Megjithatë kompania ka konfirmuar më parë se ka shitur rreth 10 milionë pajisje të PS4. Ajo këtë moment historik e ka arritur tre muaj më herët se Microsoft që e kishte bërë me Xbox One.

Kliko mbi të për kualitet më të lartë
PS4 Infographic (Kliko mbi të për kualitet më të lartë)

Infographic e Sony-t gjithashtu tregon se mbi 1 miliardë orë janë kaluar duke luajtur online me PS4. Sony tani posedon 7.8 milionë abonentë të regjistruar online. Kompania gjithashtu thotë se shitjet e PS4 kanë gjeneruar të ardhura më së shumti në SHBA, krahasuar me çdo platformë tjetër të re të lojërave. /ameble