SHPËRNDAJE

Sony ka prezantuar dy kamera të reja në serinë e tyre Cyber-shot, të cilat posedojnë karakteristika të fuqishme dhe një dizajn kompakt që lehtë mund të bartet në xhepin tuaj.

Të dy modelet HX90V dhe WX500 janë të pajisura me sensor Exmor R CMOS 18.2-megapikselë, zmadhuesin optik 30x me lentet ZEISS dhe procesorin BIONZ X. Sony në këto modele ka përfshirë ekranin LCD që sillet 180 shkallë, duke e bërë të mundur që të kapen fotografi selfie me cilësi të lartë. Kamerat gjithashtu përmbajnë butonat fizik, unazën e kontrolleve dhe GPS-in.

Kamera kompakte Hi-Zoom HX90V posedon çmimin 430$ ndërsa ajo ultra-kompakte WX600 330$. Modeli më i shtrenjtë posedon OLED-in elektronik viewfinder, ku Sony thotë se nuk është parë ndonjëherë në këto kamera të vogla.

Të dy kamerat e reja Cyber-shot do të jetë në dispozicion nga muaji qershor nëpërmes shitësve të autorizuar të Sony-t. /ameble

SHPËRNDAJE