SHPËRNDAJE

Thashethemet po dalin të vërteta: Sony me të vërtetë ka dizajnuar dhe zhvilluar kufjet virtuale si në realitet që i ka prezantuar në Konferencën për zhvillimin e lojërave (GDC 2014) që po mbahet në San Francisco.

Project Morpheus

 

Nga computerandvideogames është raportuar se Sony zyrtarisht ka lansuar kufjet e reja Project Morpheus VR ku është thënë se përfaqësojnë “një inovacion tjetër nga PlayStation që të ardhmes në lojëra mund t’i japin një formë tjetër.” Kompania Sony pritet që sot të bëjë demonstrimin e një prototipi të këtyre kufjeve, në ngjarjen GDC dhe kjo do të shfaqet si një pjesë e parë virtuale në realitet. Richard Marks, udhëheqës për  hulumtim dhe zhvillim në kompaninë Sony, tha se Projekti Morpheus “është i veçantë, sepse ju jep një ndjenjë e të qënit diku tjetër.”

Sony për ketë projekt ka marrë edhe ndihmën e NASA-s, dhe siç raportohet demonstrimi i parë i kufjeve do të jetë një lundrim virtual në planetin Mars bazuar në të dhënat e NASA-s. /ameble