Sony Xperia Z1 Ameble mainKompania Japoneze Sony vazhdon me serine e publikimeve të #bestOfSony për smartphone-in e ri Xperia Z1/Honami, këtë herë duke zbuluar imazhe të kamerës së kësaj pajisje.

Llogoja “G” e cila ndodhet afër kamerës nënkupton se kjo kamere do të përdore teknologjinë e Sony-t G lens (lente) të cilat Sony i përdor edhe për serine e re të fotoaparateve dhe video kamerave.

Shume pranë kamerës gjendet edhe LED flash(ndriquesi) në të cilën vërehet vetëm nje LED dhe nuk ka teknologji xenon siç është përfolur më parë.

Sipas analizave që i janë bërë fotografisë, por edhe thashethemeve thuhet se kamera e Sony Xperia Z1 do të jetë deri në 50%  më madhe dhe me senzor 70% më të madh sesa kamerat e smartphone-ve të tjerë që jemi mësuar ti shohim. Gjithashtu, përflitet se kamera e Sony Xperia Z1 do të jetë 20.7 Megapikselë dhe ekrani i tij do të jetë 5 inç 1080p.

Kjo pajisje zyrtarisht do të publikohet me 4 Shtator 2013.  |ameble|