SHPËRNDAJE

Sony ka lansuar modelin aparatit fotografik digjital Cyber-shot HX50V, që duket mjaftë tërheqës në pamje, duke përfshirë këtu 20.4 megapikselë, sensorin Exmor R CMOS dhe me posedon zoom optik 30X. Me një trup shumë të lehtë dhe të vogël ky model peshon 272 gram dhe masat e tij janë 4.4 X 2.6 X 1.2 inç.


Cybershot HX50V përdor Optical SteadyShot, e cila është mirëpritur dhe është mjaft esenciale për nxjerrjen e imazheve të qarta më norma të larta të zmadhimit. Brenda, gjendet procesori BIONZ dhe WiFi e integruar që mundëson përdorimin me pajisje mobile nëpërmjet aplikacionit Sony PlayMemories Mobile. Ky aplikacion mundëson të dyja, kontrollin nga larg dhe transferin me WiFi.

Përveç kësaj, pajisja posedon edhe flash të jashtëm, viewfinder dhe mikrofon. Sa i përket videove Cybershot HX50V mund të inçizoj me definicion të plotë dhe të lartë duke përdorur Optical SteadyShot që mban videon të paluhatshme.

Ky model në dispozicion për shitje do të jetë nga fundi i muajit Maj me çmim për 450 $. |ameble|