Në një lajmërim për punonjësit e dyqaneve zyrtare në Kanada, kompania Sony lajmëroi mbylljen e dyqaneve brenda 6-8 javëve të ardhshme. Nga ky vendim preken 15 dyqane, duke përfshirë tre në Alberta, tre në Greater Vancouver, gjashtë në Greater Toronto, një në Otava, një në Montreal dhe një në Kebek. Lajmërimi ishte:
Në 6-8 javët e ardhshme ne do të mbyllim Dyqanet Sony në Kanada dhe do t’i shesim pajisjet tona elektronike nëpërmjet rrjetit të dyqaneve të lidhura me kompaninë, nëpërmjet faqes së webit dhe nëpërmjet grupit të telemarketingut.
Nuk ka akoma një numër të saktë se sa punonjës do të ngelen të papunësuar nga ky vendim, por mendohet të jenë afërsisht 90 punonjës.
Megjithëse kjo mbyllje është fatkeqe, nuk mund të thuhet se ishte surprizuese. Dy ditë më parë u raportua se gjigandi i elektronikës po kërkonte të lidhje marrëdhënie partnere dhe po planifikonte si të rimëkëmbte sektorin e smartphoneve. Pas humbjes së 1.7 bilion dollarëve në fund të vitit 2014, kompania Sony tha se do të shkurtonte mbi 1000 vende pune, dhe siç duket ka vendosur ta nisë me 15 dyqanet në Kanada./ameble