Lansimi i Sony Xperia Z në tregjet evropiane do të bëhet më 21 shkurt, thuhet në faqen zyrtare në Facebook nga Sony.
Lansimi i smarthone-it të ri nga Sony, së pari do të filloj në Store Sony në Berlin të Gjermanisë.
Xperia Sony Z pritet të shfaqet me ekran 5 inç të plotë HD dhe rezolutë 1920×1080 pixel, procesorin Krait quad core, 2GB RAM, dhe hapësirë të brendshme 16 GB.
Specifikat tjera përfshijnë grafikën Adreno 320, kamerë të dyfishtë, 13 megapixel në anën e pasme për foto dhe video dhe tjetra frontale për video chat. |ameble| [divider top=”0″]