SHPËRNDAJE

Sony-Xperia-Z3.jpgKompania T-Mobile ka konfirmuar se smartphone i ri Sony Xperia Z3 do të jetë në dispozicion në rrjetin e saj që nga 29 tetori, ndërsa para-porosi për pajisjen do të fillojnë me 15 tetor.

Xperia Z3 përmban një ekran HD të plotë 5.2 inç me rezolucion 1920 x 1080 pikselë i përkrahur nga procesori 4-bërthamor Qualcomm Snapdragon me shpejtësi prej 2.5GHz, 3GB RAM memorie dhe 16GB hapësirë të integruar e cila mund të rritet nëpërmjet microSD kartelës edhe për 128GB.

Përveç tjerash, Xperia Z3 ka të integruar kamerën frontale 2.2 megapikselë, kamerën kryesore 20.7 megapikselë, një bateri të fuqisë 3.100 mAh dhe vjen me versionin Android 4.4 Kitkat.

Me kontratën 24 muaj me T-Mobile, Sony Xperia Z3 do të paguhet nga 26,25$ në muaj, ndërsa pa kontrat Xperia Z3 do ketë çmimin rreth 630$. /ameble

SHPËRNDAJE