Sony XperiaZ4 konceptKemi dëgjuar thashetheme të shumta rreth smartphone-it të ardhshëm Sony Xperia Z4, për të cilin tani po flitet se dita e prezantimit do të jetë këtij muaji. Sipas një raporti të fundit kompania Sony në Japoni me datën 20 prill do të njoftoj për një smartphone të ri, që me shumë gjasë do të jetë Xperia Z4.

Ka pasur raporte të shumta lidhur me karakteristikat e këtij smartphone-i, për të cilin më herët është thënë se do të vijë me ekran quadHD dhe rezolucion 2560 x 1440 pikselë dhe madhësia e ekranit është thënë të jetë 5.2 inç. Sony Xperia Z4 thuhet se do të vijë me procesorë 8-bërthamor Qualcomm Snapdragon 810, 3GB RAM dhe disa opsione për hapësirë të brendshme.

Karakteristikat e tjera që thuhet ti ketë ky smartphone janë kamera kryesore Exmor RS 20 megapikselë, gjithashtu pritet të jetë rezistent ndaj ujit dhe pluhurit. Të gjitha këto thashetheme pritet të ndalen, ndoshta me 20 prill.  /ameble