Sony nuk ka njoftuar zyrtarisht për ngjarjen e saj në IFA 2013 që pritet të mbahet fillim të muajit të ardhshëm në Berlin, por kjo mund të ndodh sipas një ftese që ka rrjedhur nga Xperia-Digi-Wo. Më e rëndësishmja është që në ftesë shfaqet njëra anë e pajisjes Xperia i1, e njohur gjithashtu si Honami. Këtu nuk mund të shihet më tepër, por duket të jetë e hollë dhe duket të ketë ngjyrën vjollcë nga ana e pasme.

Sony xperia i1

Një që mund të paraqitet nga kjo pajisje është se Sony do të përpiqet të nxjerrë në pah kamerën e përfolur të kësaj pajisje 20 megapikselë. Karakteristika të tjera siç është përfolur përfshijnë procesorin Qualcomm Snapdragon 800 2.2Ghz, ekranin 5 inç me rezolucion të plotë 1080p, baterinë 3000 mAh, 2GB RAM etj. Ne do të jetë befasuese nëse modeli Xperia i1 gjithashtu të shfaqet rezistent ndaj ujit dhe pluhurit, siç është Xperia Z. Për të gjitha këto thashetheme mbetet të shihen muajin e ardhshëm. |ameble|