SHPËRNDAJE

shpejt.meSot duke filluar nga ora 18:00 ne ambientet e Innovation Centre Kosovo (ICK) do të bëhet prezantimi i Shpejt.me – ekipit të sapo pranuar në inkubatorin e ICK-së.

Shpejt.me me pranimin në inkubator ka arritur të bind se e ka një produkt – aplikacion tërheqës për tregun kosovar dhe atë shqiptar. Aplikacioni Shpejt.me funksionon duke i regjistruar restorantet në afërsi të klientit duke shfrytëzuar GPS-in. Shpejt.me mund të shkarkohet përmes Google Play dhe App Store.

Shpejt.me aktualisht ka kontrata me një numër të konsiderueshëm të restoranteve në Prishtinë dhe shpejt synon ta ofrojë këtë shërbim në qytetet tjera të Kosovës si dhe në Shqipëri.

Kush është shpejt.me?

Kompania Shpejt është shoqeri me pergjegjësi të kufizuara, e themeluar në vitin 2013 dhe si e tillë është rregjistuar pranë Agjensionit tatimor të Kosovës. Kjo kompani ofron sherbime të TI-së për porosi online.

Fushëveprimi i kësaj kompanie do të jetë i fokusuar veçanarisht në sherbime për kryerjen e porosive ushqimore online. Kompania shpejt.me ka për qëllim që ti mundesojë konsumatorit lehtësime në procesin e shfrytezimit të shërbimeve për porosi online (ushqime, taksi apo sherbime tjera). Duke shfrytezuar sistemin e Shpejt vetem në disa hapa do bëni porosinë e deshiruar, dhe pas disa minutave ajo do mberrijë ne adresën e caktuar.

Një nder perparësitë e këtij sistemi është edhe mundësia që ju si shfrytëzues në çdo çast të kontrolloni fazat e gatimit të ushqimit tuaj.

Aplikacioni ofrohet falas për të gjithë shfrytezuesit dhe për shfrytezimin e tij duhet vetëm rregjistrimi në sistemin shpejt.me.

Shpejt ështe sistem unik për biznese, dhe si i tille do të ofrojë produkte të avansuara dhe prezentim të detajizuar të menyve. Bizneset në çdo moment do të mund të gjenerojnë statistika mbi numrin e shitjeve, sasinë dhe qarkullimin e të hollave për periudha të caktuara etj.

Për të kuptuar më shumë në lidhje me shërbime shpejt kyçu në shpejt.me.

SHPËRNDAJE