Sot 3 Tetor, hapet zyrtarisht Panairi i 8-të në ambientet e Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Panairi i Teknologjisë Informative, Telekomunikacionit, Elektronikës dhe Grafikës në Kosovë nga viti i kaluar është bërë traditë të mbahet çdo dy vite, nga sot do të jetë e hapur për vizitorë, dhe hyrja do të jetë falas.
Përveq ekspozimeve të produkteve prej sektorit të IT dhe Elektronikës pritet që të zhvillohen edhe aktivitetet si takime, seminare dhe prezantime.
Disa nga prezantimet e organizuara nga Cacttus që vlen të përmënden janë:
- Evolution of Enterprise Cloud – Vassilis Christofelis
- Microsoft Ofice 365 – Aleksandar Bajkov
- Cisco IP Telephony – Petrit Berisha, Gëzim Vatovci dhe Fat Limani
- Microsoft Private Cloud Solution – Dimitar Grozdanov
Ameble do të jetë prezent në këto organizime dhe në ditët në vijim do të mundohem t’ju sjellim më te rejat nga këto ngjarje.|ameble|[divider top=”0″]