Sot është publikuar përmirësimi i rradhës i Android, i cili ka numri 4.4.3 dhe vjen posaçërisht për përdoruesit e Nexus 5 të kompanisë celulare Sprint në ShBA.
Ky përmirësim i sistemit lejon klientët e Sprint të përdorin rrjetin LTE në bandat 26 dhe 41. Versioni i ri rregullon problemet e sistemit të mëparshëm dhe nuk sjell opsione të reja apo ndryshime në ndërfaqe.
Google ka rregulluar kryesisht problemet me lidhjen Wi-Fi dhe Bluetooth, por edhe problemet me të dhënat e humbura, ristartimet e papritura të telefonit. Gjithashtu është përmirësuar aplikacioni i kamerës.
Ky përditësim nuk është shfaqur ende në website zyrtar, por kompania Sprint po lejon shkarkimin e sistemit për klientët e saj. /ameble