Bashkëthemeluesi i Apple Steve Wozniak definitivisht është njeri i çuditshëm dhe nuk ka frikë që të lavdëroj kompanitë dhe produktet e tjera qe janë konkurrentë të Apple. Më herët gjatë vitit Wozniak lavdëroi Windows Phone dhe Nokia Lumia 900 si dhe tha se njëri prej sistemeve operative që preferon është Android. Tani ai i jep lëvdata kompanisë Microsoft në përgjithësi.
Në një video të re në YouTube shfaqet Wozniak gjërsa ishte pjesëmarrës në Samitin “Entel” në Kili ku pas përfundimit të saj u nda një kohë për gazetaret ku u bënë pyetje dhe përgjigje. Njëra nga pyetjet që iu bën atij ishte se çfarë mendonte rreth Microsoft-it, ai u përgjigj “Jam i gëzuar që Microsoft ka filluar të dëshmoj se ata janë një kompani ndryshe nga çfarë kanë qenë, nuk më kujtohet që diçka e tillë është bërë nga Microsoft në një kohë shumë të gjatë, kështu që jam shumë i lumtur”. Ai gjithashtu përsëriti admirimin e tij për Windows Phone dhe përmendi suksesin që ai mendon se do të ketë loja Xbox. Dhe jo befasisht ai tha se dëshiron që sa më parë ta disponoj një tabletë Surface të Microsoft dhe kur jemi te tableti Surface ai nuk tha asgjë më shumë deri sa ta provojë vetë atë.
Ky qëndrim i Wozniak rreth Microsoft duket të ketë ngritur ambiciet e shumë analisteve të industrisë teknologjike që Microsoft do të tërheq vëmendjen e tyre dhe publikut më shumë në krahasim me rivalet me të cilët është në betejë siç janë Apple dhe Google.|neowin.net| [youtube id=”V5iQgT5u8M0″ width=”600″ height=”350″] [divider top=”0″]