SHPËRNDAJE

Microsoft ka njoftuar dje në mbrëmje se Steven Sinofsky, një nga udhëheqësit e Windows-it dhe sektorit në Windows Live, do të lë kompaninë. Sinofsky ka kontribuar për kompaninë Microsoft prej vitit 1989. Largimi i ekzekutivit vjen vetëm disa javë pasi Microsoft ka nisur me sistemin e ri operativ Windows 8 dhe tabletën Surface.

Vendimi për të lënë kompaninë është thënë të jetë reciprok, megjithatë AllThingsD ka raportuar se Sinofsky ka lënë për shkak të tensioneve në rritje me drejtuesit e tjerë të kompanisë Microsoft. Sinofsky kishte marr kontrollin e njësisë së Windows-it që nga lansimi i sistemit operativ Windows Vista dhe duke vazhduar kështu më Windows 7 dhe Windows 8, dy këto sisteme prej të cilave ka marrë lëvdata të shumta nga konsumatorët.

Tani Julie Larson-Green do të kryesojë në njësinë harduerike dhe softuerike të Windows-it, kurse Tami Reller, do të jetë zyrtar i lartë financiar, shef i marketingut, si dhe përgjegjës për biznes në Windows.

Të gjitha këto ndryshime do të hyn në fuqi menjëherë, deklarata për shtyp nga Microsoft vijon më poshtë. |ameble|

[divider top=”0″]

SHPËRNDAJE