SHPËRNDAJE

Përderisa billbordet statike që vendosen me letër të shtypur mund të shkarraviten ose shqyhen përmes akteve të vandalizmit në kuptimin fizik, posterat elektronik të cilat kërkojnë fuqi punëtore shumë më pak për të ndryshuar pamjen e saj që e tëra bëhet nëpërmes një klipi apo një imazhi të ri në formatin elektronik (file), tani rrezikohen nga hakerizmi apo pirateria.

Ata që janë në botën e reklamave të cilët kishin vendosur për të bërë reklamat me lëvizje me LCD ose LED mund të kenë anashkaluar një rrezik të tillë, siç edhe kemi një shembull që është raportuar nga Beogradi.

Billbordet elektronike që u ngritën në qendër të Beogradit janë disa nga ato që nuk mund të kalohen për pa e kapur syrin e secilit që kalon andej pari.

Billbordet ishin sulmuar nga hakerët duke vendos logon “The Pirate Bay”, si dhe një simbol paqeje me citim nga Gandhi, “Së pari ju injorojnë ju, pastaj qeshin me ju, pastaj ju sulmojnë, dhe ju fitoni” (First they ignore you, then they laugh at you, then they fight you, then you win).

Sipas një grupi ky akt i tërë është bërë nga disa student të shkencës kompjuterike për të treguar se sa e sigurtë është kjo në fushën e IT-së, edhe pse mediat serbe nuk e kanë pranuar dhe kanë deklaruar ndryshe duke thënë se sulmuesit janë ende të pa njohur.

Shpresojmë që hakerët mos tu qasen këtyre akteve përseri, nuk i dihet ndoshta nesër mund të shfaqet diçka krejt ndryshe që mund të shkaktoj aksidente. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE