Superkompjuteri masiv Titan, i cila që nga Nëntori 2012 mban titullin kompjuteri më i shpejtë në botë, së shpejti do të marrë edhe emrin si sistemi më i shpejtë në botë për ruajtje (the worlds fastest storage system).
Superkompjuteri Titan ishte ndërtuar për përdorim në shumë projekte shkencore nga Cray në laboratorin nacional Oak Ridge, dhe është projektuar që të ofroj shpejtësi kulmore në mbi 27.000 trilionë llogaritje për sekondë, ose 27 petaflop (Petaflop është aftësia e një kompjuteri që bënë katrilion operacione për sekondë. Përveç kësaj, një petaflop mund të matet si 1000 teraflop, për të llogaritur një petaflop nevojitën një numër i madh kompjuterësh që duhet punuar paralelisht në të njëjtën punë).
Si do që të jetë, DataDirect Networks (DDN) është përzgjedhur të ndërtojë sistemin më të shpejtë në botë për ruajtje, dhe ja se si shpjegohet në deklaratën e tyre për shtyp:
“Duke përdorur DDN SFA12K-40 si shtyllë kurrizore për sistemin e ruajtjes, është projektuar një “file” i ri i sistemit të ruajtjes me kapacitet “Raw” 40 petabyte që është i aftë të hetoj, ruaj, përpunoj dhe shpërndaj të dhënat hulumtuese me shpejtësi të paparë. Kjo sasi e kapacitetit për ruajtje është e barabartë me më shumë se 365 kilometra libra të renditura në varg dhe imagjinoni kërkimin, leximin, ruajtjen në to.
Në fakt si standard kryesor në ruajtje për super kompjuterin Titan, DDN do të vazhdoj të rrisë kufijtë e shkencës dhe teknologjisë, duke investuar 100 milion dollarë në ketë projekt.” |ameble|