SHPËRNDAJE

Kur zgjedhim një smartphone apo tabletë, gjithmonë pyesim për madhësinë e ekranit dhe rezolucionin e tij. Megjithatë, cilësia e ekranit është ajo që ne duhet të marrim në konsideratë. Tani, fjala bie nëse kërkojmë një tabletë të ri me të gjitha ato më lartë, është Microsoft Surface Pro 4 ai që duhet të zgjidhim.

Microsoft Surface Pro 4

Sipas stafit të DisplayMate, Surface Pro 4 posedon ekranin më të mirë dhe me kualitativ në treg për momentin, sa i përket pajisjet mobile. Ata pretendojnë se ekrani është shumë i saktë në imazhe, e që është shumë me rendësi për profesionistët, të tillë si fotografë, dizajner grafik apo edhe për konsumatorë të rregullt.

Rezultatet e tyre të testimit kanë parë se ekrani i tabletit përveç saktësisë gjithashtu nuk shpenzon rrymë, deri në 4.8 vat. Paraardhësi i këtij modeli ishte me shumë efikas dhe harxhonte 4.3 vat por duke pasur parasysh rezolucionin më e lartë në Surface Pro 4, kjo është e pranueshme. Ata ketë model të tabletit e kanë krahasuar edhe me iPad Air 2 i cili nuk është aq efikas dhe shpenzon 8.3 vat.

Andaj, nëse jeni në dilemë për blerjen e këtij modeli, nuk gaboni. /ameble

SHPËRNDAJE