Edhe kjo ndodh në Amerikë. Gjiganti Amerikan T-Mobile ka njoftuar se do të ofrojë të gjitha pajisjet telefonike duke përfshirë edhe ato të fundit, falas për një periudhë të kufizuar kohore.
“Numri i arsyeve për të mos kaluar në T-Mobile këtë verë është zero”, tha John Legere, presidenti dhe shefi ekzekutiv në T-Mobile SHBA, në një deklaratë të premten “. Kjo është një ofertë fantastike dhe ne jemi duke e bërë atë më të lehtë se kurrë për klientët, për të marrë pajisjet e fundit të mahnitshme.
Nuk ka më mirë se një ofertë zero për pajisjet. Është një zgjedhje e thjeshtë pa asnjë kontratë.
Lista e pajisjeve duke përfshirë edhe çmimet e tyre, për të cilat abonentët në T-mobile kanë paguar për periudhën 24 mujore është si në vijim:
- Samsung Galaxy S 4 – 25 $
- Samsung Galaxy Note II – 27 $
- Samsung Galaxy S III – 22 $
- Xperia Z from Sony – 25 $
- iPhone 5 – 27 $
- Nokia Lumia 925 – 20 $
- Nokia Lumia 521 – 5 $
- BlackBerry Q10 – 25 $
- HTC One – 25 $
- Samsung Galaxy Tab 2 10.1 – 20 $ |ameble|