SHPËRNDAJE

Nëse ndonjëherë keni kërkuar një pajisje që operon më sisteme të shumta operative, atëherë tableti i ri hibrid Ekoore Python S3 i prodhuar nga kompania italiane Ekoore është i aftë të startoj (bëj boot) me Android, Windows 8 dhe Linux.

Kjo pajisje posedon ekranin me prekje 11.6 inç me 1366 X 768 pikselë, kurse përbrenda tij gjëndet procesori 2-bërthamor 1.1 GHz Intel Celeron 847 i mbështetur nga 2 GB RAM, dhe nëse paraqitet nevoja ka mundësi të zgjerohet deri në 8GB. Hapësira e brendshme për ruajtjen e të dhënave është 64GB, por mund të shtohet deri në 128GB. Ekoore Python S3 është i pajisur me tastierën ngjitëse apo të ndashëm me bateri 3600mAh që qëndron deri në 5 orë. Në anësoret e tabletit  ju do të gjeni edhe një dalje HDMI, portën USB, sloten për kartela microSD , dhe portën për kufje.

Ekoore Python S3 në dispozicion për shitje pritet të jetë vetëm brenda Italisë për 599 €. Klientët mund të porosisin atë të instaluar me  Android 4.2, Windows 8 ose Ubuntu 13.04, ose mund të marrin një model që vjen me të gjitha përnjëherë. |ameble|