Japonezet po tentojnë të nisin llojin e pajisjeve që vendet e tjera nuk e kanë bërë deri me tani, dhe kjo është pjesërisht për shkak të rrjeteve të harduerit të veçantë që ata kanë atje e që mbeten ekskluziv për vetë vendin e tyre.

Geanee është një tabletë që vjen më Android Ice Cream 4.0, ku do të jetë gjithashtu i papërshkueshëm apo rezistent ndaj ujit deri në gjysmë ore, i vlerësuar nga IPX7 që u testua i zhytur deri në 1 metër brenda ujit në një periudhë kohore të lart-përmendur.

Pajisja është e pajisur me procesorë Boxchip A10 Cortex A8 (1.5GHz) dhe Mali-400 2D/3D OPEN GL GPU dhe 2160P VPU, më 512MB RAM, 4GB memorie të brendshme, Wi-Fi, ekranin 7 inç më rezolucion 800X480 dhe portën HDMI.

Çmimi i shitjes me pakicë sipas thashethemeve duket të jetë rreth 170 $. |ameble| [divider top=”0″]