SHPËRNDAJE

Dhe, çfarë mësuam nga prezantimi i parë i Konferences së Google-it për Inovacione dhe Zhvillim që përfundoi para pak minutave?

Shumë gjëra u bënë publike, lajme të pa thëna u thanë dhe produkte të pa para u panë, por cila është njëra nga disa mrekullitë e Google që u zbuluan në këtë ngjarje. Është fjala për Tabletin Google Nexus 7 që sapo u promovua i cili u bë në bashkëpunim me kompaninë Asus dhe do të sillet me çmim nga 199$ amerikan dhe për fillim do të jetë në shitje në Amerikë duke vazhduar më pas në vende të tjera.

Cilat janë ato gjëra që e bëjnë të mirë Google Nexus 7 Tabletin ?

Specifikat harduerike dhe çmimi janë ato që e bëjnë këtë tabletë të mrekullueshëm dhe shumë të dëshirueshëm qoftë si një vegël personale apo dhuratë për ndonjë mikë apo mikeshë.

Le të fillojmë me procesorin i cili do të jetë quad-core Tegra3 dhe patjetër që ky tabletë nuk do ta ketë problem shpejtësinë për ti procesuar të dhënat, ka display me rezolucion 1280×800 piksel, është i madhësisë  7 inç, përmban kamerë të përparme dhe do të jetë shumë i përshtatshëm për të kryer video biseda, lidhja ne internet bëhet përmes WiFi. Bateria do ta ketë kapacitet të mbaj në jetë këtë tabletë deri në 9 orë video playback, dhe nëse lihet në gjendjen standby e mbanë baterinë deri në 300 orë, të gjitha këtyre të mirave u shtohen edhe dy gjëra mjaft të rëndësishme e ato janë pesha e tabletit prej 340 gram dhe versioni më i ri i Android 4.1 Jelly Bean. |developers.google.com|

Harduer dhe Specifikat

  • Procesori: Quad-core Tegra 3 processor
  • Pesha&Madhesia: 7 inç, 340gram
  • Rezolucioni:1280×800 HD
  • RAM: 1GB
  • Kamera: 1.2 Kamer e Perparme
  • Touchscreen: Capacitive dhe Multi-touch
  • Bateria: 9ore, Standby 300 ore
  • Portet: USB, NFC
  • Wireless: Wi-Fi 802.11a/b/g/n & Bluetooth
  • Hapsire: 8GB ose 16GB
  • SO: Android 4.1 Jelly Bean [divider top=”0″]
SHPËRNDAJE