SHPËRNDAJE

Me sa duket HP është duke punuar në një tabletë të ri që nga viti i kaluar, është duke u përfolur që pajisja të shfaqet me platformën Android nga Google dhe duket se do të jetë i pajisur me procesorin e ri NVIDIA Tegra 4.

Sipas disa raportimeve të fundit HP mund të zbulojë ketë tabletë të ri gjatë këtij muaji në Kongresin Botëror për Celular (Mobile World Congress – MWC), natyrisht kjo gjë për momentin është vetëm një thashetheme dhe se HP ende nuk kanë konfirmuar asgjë për ketë.

Ka pasur zëra së HP është duke punuar edhe në një smartphone Android, mirëpo nuk pritet që kjo pajisje të zbulohet në MWC 2013, edhe pse shefi ekzekutiv i kompanisë patë përmendur më herët se duhet nisur ndonjë smartphone për vitin 2013.

Ne të vërtetë ende nuk kanë asnjë detaj në lidhje me tabletin apo ndonjë smartphone, gjithçka mbetet të shihet ditët e ardhshme. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE